E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot!
Lajme

O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot!

Basha ka ashpërsuar tonet këtë të diele në çadër 

“Qarku i Vlorës është qarku në të cilin kryeministri aktual është edhe kreu i listës, deputeti i parë i PS-së. Kanë kaluar mbi 12 orë që nga kjo vrasje makabre e stilit mafioz. Shoqëria ka shprehur tronditjen e thellë, kolegët e oficerit të lartë të policisë, kanë shprehur revoltën për vrasjen e tij. I vetmi që nuk ka reaguar është shteti shqiptar, nuk ka reaguar ministri i brendshëm dhe as kryeministri. Nuk kanë reaguar, nuk kanë gjetur kohën, fjalët, kurajën nuk kanë gjetur dhe nuk kanë moralin të ngrenë zërin kundër krimit. Si nuk kanë gjetur kohën aq miqtë e tyre për të folur as për 12 tonët e drogës së kapur në Përmet. Nuk flasin për drogën, për krimin se për ta krimi nuk ekziston. Droga është shpifja e opozitës për t’i nxirë faqen vendit. Kjo është fabula e njeriut që nuk ka lidhje me realitetin dhe jeton në flluskën e tij dhe vizatimet e tij.
Demokratë dhe socialistë në mjerimin e tyre, i ke bashkuar ti. Të paralajmëroj të mos i frysh zjarrit të përçarjes së shqiptarëve duke i hedhur kundër njeri¬ tjetrit. Hiq dorë nga kërcënimi ndaj opozitës dhe kauzës së shqiptarëve të bashkuar. Luftë siç e përmende zotrote, përplasje civile për të mbrojtur karrigen dhe prapanicën tënde të korruptuar, kurrë nuk do të ketë në Shqipëri. Po e kërkon me qiri konfliktin mes shqiptarëve, por ata s’kanë konflikt me njeri-tjetrin.
Nuk ka dhe s’do ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të kryeministrit. Ju jap KQZ-në thotë. Po çfarë duhet KQZ-ja kur ti ke krimin, kur ke drogën, kur ke një polici që e ka shndërruar në repart ushtarak të krimit. Kjo KQZ është kukull me këtë kryetar idiot që u thotë shqiptarëve që tani që po afron afati i regjistrimit, unë e shtyj edhe 19 ditë. O Denar Biba je kryetar i KQZ-së, jo Papa i Vatikanit, o idiot. Regjistrimi skadon nesër, opozita nuk regjistrohet për zgjedhje fasadë. Zgjedhje fasadë nuk ka për të pasur. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk ka për të pasur. Socialistët të rrinë rehat se jo vetëm Shqipëria por edhe Partia do çlirohet nga zgjedha e krimit.
Kështu i bie që ky të na e bekojë kanabisin dhe të thotë ky është rigon jo kanabis. Kjo nuk është për të qeshur por për të qarë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.