E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
O Hajdut!
Lajme

O Hajdut!

Avni Nezaj

Nuk ka gjë më të rëndë se sa kur qytetarët të cilët të kanë votuar të paktën ligjërisht që ti qeverisësh dhe të menaxhosh paratë e taksave të tyre për një qytet më të mirë për një jetë më të qetë, të të akuzojnë si “Hajdut”.

Kjo ishte thirrja që shoqëroi Erion Veliajn teksa dilte me fytyrë të zbehtë nga godina e SPAK pasi ishte marrë  në pyetje për më shumë se 5 orë nga “kolegët” e tij prokurorë.

Heshtja e tij fliste me shumë se sa akuzat për të cilat ai ishte thirrur. Opozita e ka denoncuar si kreun faktik të inceneratorit të Tiranës. Por direkt pas këtij skandali të madh miliona eurosh, doli afera e vjedhjes 100 për qind të parave publike me 5D. Po akoma pa mbaruar “zhurma” e vjedhjes se parë dhe vjedhjes së dytë, bëhet publike zhurma e vjedhjes së tretë. Ajo e “Harbelit” të bashkëshortes dhe OJQ-ve që financoheshin nga Veliaj që të “ushqenin” me para biznesin e gruas. E direkt pas kësaj del në skenë edhe Vellai i tij që kishte qarkulluar me miliona euro që nga koha e nisjes se “Mbretërimit” mbi paratë e bashkisë së Tiranës të Erion Veliajt. E seria e akuzave nuk ndalet….

“O hajdut”, dëgjoheshin zërat e qytetarëve që ja përplasen në surrat vjedhjen kreut të bashkisë. Por për ironi të fatit në derën e SPAK kishin ardhur edhe një tufë policësh bashkiakë apo roje të IMT që e prisnin shefin e tyre nën hetim për “Hajdut” me duartrokitje e me fishekzjarrë. Turpi s’ka kufij.

“Kolegët”, sot e mbajtën pak si shumë Veliajn në strofkullën e tyre. E akoma nuk janë të qarta detajet. Por qytetarët e thjesht ja vunë përfundimisht damkën “Hajdut”, “kolegut” nga bashkia të cilit “kolegët” e SPAK po siç duket po mundohen t’ia lehtësojnë akuzat.

Thirrja “Hajdut” nga qytetarët që s’kishin asnjë organizim politik nga pas është më e rëndë se çdo lloj peshe prangash që do ti shtrëngojnë duart Erionit dhe bandës së tij në bashki. Dorëheqja tashmë duhet të jetë fakt i kryer.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.