E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OFL vë në shënjestër dy persona në Fier
Publik News

OFL vë në shënjestër dy persona në Fier

OFL u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy të dënuarve për trafikim droge.

Bëhet fjalë për Zaim Tafën dhe Ahmet Isufajn të dy banues në Fier.

Zaim Tafa banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”

Zaim Tafa njihet si biznesmen dhe është pjesë e dosjes “Kështjella”.  Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për trafikimin e 40 kilogramë heroine, e cila u bllokua nga policia në 2 maj 2009 në automjetin e bashkëshortëve gjermanë.

Tre gjermanët janë Daniel Englert dhe Franc e Rexhina Kiascek, si edhe dy shqiptarëve Zaim Tafa dhe Albert Pëllumbi.

Ahmet Isufaj banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Ahmet Isufaj është 56-vjeç dhe ra në prangat e Policisë së Fierit me datë 6 Dhjetor.

Ai është xhaxhai i biznesmenit fierak Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe në Fier si “Ben Qimja” dhe u shpall më herët në kërkim nga drejtësia kosovare për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Arben Isufaj nijet me nofkën “Ben Qimja” dhe nuk gëzon një “nam” të mirë në Fier për shkak të të shkuarës së tij kriminale.  Ai ka qenë pjesë e rrjetit të drogës, madje ka edhe një dënim për të dhënë nga Gjykata e Torinos për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sakaq kujtojmë se ndaj Ahmet Isufaj, u dha masa nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” në dhjetor të 2019 nga gjykata e Apelit Vlorë, ku  treshja e gjyqtarëve Petrit Aliaj, Klodiana Gjyzari dhe Hysen Saliko, kanë vendosur të nxjerrin nga burgu.

NJOFTIMI 

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

Z. T., banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;

A. I., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.