E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OKB: Rusia kryen tortura sistematike ndaj civilëve ukrainas, përdor edhe elektroshok dhe ekzekutime të simuluara
Bota

OKB: Rusia kryen tortura sistematike ndaj civilëve ukrainas, përdor edhe elektroshok dhe ekzekutime të simuluara

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka publikuar një raport tronditës ku akuzon autoritetet ruse për tortura të përhapura dhe të strukturuara ndaj civilëve ukrainas, në më shumë se 100 qendra paraburgimi, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në vitin 2022.

Në raportin 22-faqësh përshkruhen praktika si ekzekutime të simuluara, përdorimi i elektroshokut, rrahje të përsëritura dhe detyrimi i të ndaluarve të qëndrojnë në pozicione të dhimbshme për periudha të gjata kohore. Në disa raste, sipas OKB-së, këto tortura kanë rezultuar fatale.

“Bëhet fjalë për një model të qëndrueshëm dhe të strukturuar torturash. Këto janë dokumentuar si në të gjitha zonat e pushtuara të Ukrainës, ashtu edhe në dhjetëra rajone të Federatës Ruse,” deklaroi Danielle Bell, shefe e Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, gjatë një konference për media në Gjenevë.

Misioni diplomatik i Rusisë në Gjenevë nuk e komentoi raportin, duke ia kaluar përgjegjësinë Ministrisë së Jashtme, e cila deri më tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Më herët, autoritetet ruse kanë mohuar vazhdimisht akuzat për përdorimin e torturës apo abuzimeve ndaj të ndaluarve.

Raporti i OKB-së bazohet në intervista me 215 ish-të burgosur ukrainas, të cilët kanë përshkruar me detaje kushtet çnjerëzore të mbajtjes që prej nisjes së pushtimit. Komisionerët theksojnë se nuk kanë marrë leje për të inspektuar 114 qendra paraburgimi në zonat e pushtuara dhe 28 rajone të Rusisë.

Sipas autoriteteve ukrainase, që nga viti 2022 Rusia ka rrëmbyer rreth 15,000 civilë, nga të cilët 1,800 ende mbahen të burgosur. OKB konfirmon të paktën 400 civilë ende në paraburgim, por paralajmëron se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.

OKB thekson se torturat kryhen jo vetëm gjatë marrjes në pyetje, por edhe në baza të përditshme, duke përfshirë rrahje, detyrimin për të lëvizur në pozicione poshtëruese dhe mohimin e trajtimit mjekësor. Në disa raste, sipas Bell, mjekë rusë kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në tortura ose kanë injoruar pasojat e dhunës mbi të burgosurit.

Raporti dokumenton të paktën 36 vdekje të shkaktuara nga torturat, kushtet e mjerueshme të burgimit dhe mungesa e kujdesit shëndetësor.

Përveç akuzave ndaj Moskës, raporti përmend edhe raste keqtrajtimi të robërve rusë nga forcat ukrainase. Kievi është zotuar se do të hetojë çdo shkelje të ligjeve ndërkombëtare hum

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.