E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Oliger Torba zë vendin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Fierit
Lajme

Oliger Torba zë vendin e Skënder Hitës në krye të Policisë së Fierit

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, kanë nisur menjëherë lëvizjet në strukturat vendore të policisë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, posti i lënë vakant është plotësuar përkohësisht nga Oliger Torba, i cili është komanduar në këtë detyrë deri në përzgjedhjen e një drejtuesi të ri të përhershëm.

Torba është një figurë me eksperiencë në radhët e policisë, pasi më parë ka shërbyer si nëndrejtor i Policisë Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Fier.

Gjithashtu, ai ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Komisariatit nr. 5 në Tiranë, përpara se të emërohej zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.