E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacion antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër/ Asgjësohen 1099 fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe tokë
Lajme

Operacion antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër/ Asgjësohen 1099 fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe tokë

1099 fidanë cannabis sativa të kultivuar në kubikë dhe tokë janë asgjësuar gjatë një operacioni antidrogë në Krujë, Lezhë dhe Shkodër.

Sipas Policisë së Shtetit në Krujë, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit antikanabis të koduar “Territor i pastër”, gjatë kontrolleve në zona të pyllëzuara të fshatrave Brret dhe Fushë Madhe, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 794 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Lezhë, në kuadër të fazës së 4-të të operacionit antikanabis të koduar “Imazhi”, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Zimaj, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Në Shkodër, gjatë kontrolleve në territorin e fshatit Vukpalaj, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës dhe ato të DVP Shkodër, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies, 105 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Strukturat e Policisë së Shtetit, në qendër dhe në qarqe, vijojnë veprimet hetimore me qëllim përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtari të tilla kriminale, pasi do të përballen me pasojat penale dhe sociale të tyre. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo dyshim që mund të kenë për raste të kultivimit të bimëve nar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.