Operacionet,reagon Prokuroria dhe Policia: Hetimet kanë nisur dy vite më parë, janë provuar…
Policia e Shtetit dhe Prokuroria pas përfundimit ë të operacionit, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka dhënë detaje.
Sipas Prokurorisë operacionet janë zhvilluar me metoda speciale të hetimit, për një periudhë prej dy vitesh.
Pjesë nga deklarata
Kryenin dhe korrupsion në organet e shtetit, si në Hipotekë. Ka informacion për disa grupe kriminale, që shtrihen dhe në shume shtete në Evropë.
Gjykata ka pranuar kërkesën për 44 shtetas, për ti lënë në masën arrest me burg. Janë provuar 13 episode të trafikimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike. U bë e mundur gjetja e laboratorit ë drogërave në Kukës.
Për këtë episod janë arrestuar disa shtetas.
Gjatë arrestimeve të fundjavës nga policia me urdhër të prokurorisë, janë vënë në pranga edhe tre oficere policie të vënë në pranga.
Sipas kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, oficerët e policisë janë të prangosur si pjesëtarë të këtyre grupeve kriminale.
Emrat e oficerëve të arrestuar:
Ardit Gjyriçi, Shefi i turnit në doganën e Morinës
Jasim Avdyli, oficer policie
Bledar Koçi, oficer policie në Fier
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



