E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Operacioni i SPAK, Berisha: Altin Dumani mbuloi lidhjet e qeverisë me krimin, u arrestuan vetëm 5 persona
Lajme

Operacioni i SPAK, Berisha: Altin Dumani mbuloi lidhjet e qeverisë me krimin, u arrestuan vetëm 5 persona

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur lidhur me megaoperacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhërarreste. Ai tha se kreu i SPAK Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, edhe në operacionin e fundit të Strukturës së Posaçme.

Berisha thekson se “SKAP nuk bëri asgjë për të zbuluar lidhjet e qeveritarëve me krimin e organizuar”.

“Nga operacioni, janë lëshuar 50 urdhër-arreste dhe nuk janë kapur as 5 vetë. Altin Dumani përsëriti skemën e mashtrimit, njësoj si në rastin e inceneratorëve, ku u arrestuan vetëm 2 drejtorët e Veliajt, pasi të tjerët ishin në burg. Ne dënojmë dekonspirimin e operacionit.

Me këtë operacion, SKAP bëri gjithçka për të fshehur emrat e Ramës, Pjerin Ndreut, Ëngjëll Agaçit, që kanë bashkëpunuar me bandat. SKAP i partisë bëri gjithçka që të fshehë lidhjet e politikanëve me kriminelët”, tha ish-kryeministri në një deklaratë për mediat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.