E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita godet me vezë makinën e Ballës dhe të sekretarit të Kuvendit
Politikë

Opozita godet me vezë makinën e Ballës dhe të sekretarit të Kuvendit

Pas përfundimit të seancës plenare, deputetët e opozitës kanë goditur me vezë makinën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, si dhe makinën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Deputetët akuzojnë Genc Gjonçajn se në bashkëpunim me mazhorancën nuk i lejon ligjvënësit demokratë që të futen në sallën e Kuvendit.

Seanca e sotme plenare zgjati vetëm 24 minuta. Ashtu si seancat e tjera, edhe ditën e sotme opozita shkaktoi kaos me zhurmues dhe me protesta.

Por mes zhurmës, në nisje të seancës, kryeparlamentarja Nikolla nuk përmendi projektligjin për rikthimin e lojërave të fatit. Nikolla kishte hequr nga rendi i ditës projektligjin për rikthmin e lojërave të fatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.