E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita i përplaset me Nikollën: Diktatore, pse i larguat gazetarët nga salla?
Politikë

Opozita i përplaset me Nikollën: Diktatore, pse i larguat gazetarët nga salla?

https://www.instagram.com/reel/C7liVgqNaHV/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Ka nisur me debate dhe përplasje seanca e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës për rendin e ditës teksa sot pritet të votohet rezoluta e PS për krijmin e superkomisioni Antikorrupsion që do të drejtohet nga ish minsitri i Drejtësisë, Fatimir Xhafaj.

Teksa projektligji për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, opozita ka paralajmëruar bojkot.

Kreytarja e Kuvendit, Linda Nikolla urdhëroi gazetarët që të largohen nga salla dhe kjo gjë solli revoltën e deputetëve të opozitës.

Ina Zhupa nga PD e quajti Nikollën diktatore, që vepron siç e urdhëron Edi Rama.

‘Njohuritë e tyre janë të cekëta.Duhet të konsultoheni me ekspertët.
Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave?
Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave.Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër.Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme.’ ,tha Zhupa.

Në kushtet kur opozita ka dhënë sinjale se nuk do t’i bashkohet kësaj nismës së PS, ky komision i Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, mazhoranca vijon përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët me pakicën politike, që komisioni të votohet nga të dyja palët.

Në rast refuzimi të opozitës mazhoranca sheh si mundësi të shtyjë votimin për miratimin e këtij komisioni në një seancë tjetër kur të jetë arritur kompromisi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.