E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita kundërshton kandidaturën e Bajram Begajt:Jo çdo 40-vjeçar mund të bëhet President
Lajme

Opozita kundërshton kandidaturën e Bajram Begajt:Jo çdo 40-vjeçar mund të bëhet President

Zgjedhja e Presidentit të ri, kandidatit Bajram Begaj ka përplasur deputetët e opozitës dhe maxhorancës në komisionin e ligjeve.

Oerd Bylykbashi në emër të PD-së ka ngritur dyshimet se kandidati i propozuar nga PS për postin e Presidentit ka punuar në Ministrinë e Brendshme gjatë kohës së komunizmit.

Ai ka kërkuar informacione të detajuara për figurën e kandidatit për President, ndërkohë që ka theksuar se maxhoranca s’duhet të mjaftohet me faktin se “çdo 40 vjeçar mund të behet President”.

Replikat në Komisionin e Ligjeve

Oerd Bylykbashi: E gjithë dosja të ishte prezente për çdo deputet në tryezë. Na mungon një CV e detajuar për të parë eksperiencën e kandidatin për President.  Duhet të shohim ekzakt për çfarë po votojnë deputetët e Shqipërisë. Për hire të solemnitetit që ka kjo seancë duhet të ishte dokumentacioni i plotë, kjo do na shërbente për të parë fakte të tjera. Një element që ngrihet është që ka qenë pjesë dhe e Ministrisë së Brendshme në një periudhë të caktuar,  por kjo do dalë në një kohë të caktuar. Ajo që ka mungon është dekreti i Presidentit të Republikës, duhet ta kemi përpara. A mund ta kemi këtu para se të vijojmë?! Është i referuar, por s’mund të mjaftohemi me kaq.

Klotilda Bushka: Aktet që janë shpërndarë në fillim janë ato që lidhen me kërkesën e 37 deputetëve. Të gjitha aktet e tjera janë në shqyrtim të relatorit. Praktika e çdo dokumentacioni që kërkoni do t’ju vihet në dispozicion, por kjo është procedura që komisioni kryen. Detyrimet procedurale në shqyrtimin e një kërkesë të tillë janë ato që keni marrë me e-mail.

Oerd Bylykbashi: Më vjen keq që të konstatoj që sipas jush ne duhet t’i referohemi vetëm këtyre elementeve s’duhet të mjaftohemi më faktin se që sipas jush çdo 40 vjeçar mund të behet President.! Është detyra jonë që të shohin nëse përputhen dhe elementë të tjerë të ligjit të dekriminalizimit Duhet të dimë nëse kandidatura ka momente papajtueshmërie apo pazgjidhshmërie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.