E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deklarata e nënkryetarit të PD-së :Nuk hyjmë në zgjedhjet e 30 qershorit
Politikë

Deklarata e nënkryetarit të PD-së :Nuk hyjmë në zgjedhjet e 30 qershorit

Opozita duket shumë e qartë në vendimin e saj për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sa kohë kryeministër do të jetë Edi Rama.

Ky qëndrim është përforcuar edhe më shumë nga nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho gjatë një bisede televizive në Ora Neës, ku është shprehur se “Largimi i Ramës është kusht dhe për negociata me mazhorancën për tejkalimin e krizës.’

“Nuk ka kuptim të marrësh pjesë në zgjedhjet vendore, sa kohë ne betejën po e bëjmë për zgjedhjet e përgjithshme.”, tha Spaho.

Por a do të pranojë opozita që negociator të jetë Presidenti, Ilir Meta?

“Ne kemi qenë shumë të qartë në këtë pikë. Nuk hyjmë në negociata pa u tërhequr Edi Rama. Pasi të largohet Edi Rama, sigurisht dikush do të jetë ndërmjetës, Presidenti, ndërkombëtarët, kushdo që të jetë është i mirëpritur për të biseduar për një qeveri tranzitore.

Nënkryetari demokrat ka komentuar po ashtu edhe qëndrimin e ndërkombëtarëve

“Asnjëherë nuk ka për të pasur stabilitet nëse nuk do të ngrejnë demokraci të vërtetë. Edhe qëllimi i opozitës është ky që ta lëvizi vendin nga kjo “demokracia” e stabilitetit në një demokraci të qytetarëve.”, tha Spaho.

Ndërkohë që sinjali I parë që opozita mund të mos futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është fakti që si PD ashtu edhe LSI, nuk dorëzuan në KQZ emrat e komisionerëve që do të përgatisin procesin zgjedhor te 30 qershorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.