OPOZITA PROTESTON, NË KUVEND BETOHEN 3 DEPUTETËT E RINJ (RENDI I DITËS)
Paraditen e sotme në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e rradhës në Kuvendin e Shqipërisë.
Në fillim të seancës pritet të bëhet betimi i tre deputetëve të rinj të opozitës të cilët pranuan mandatet.
Ndërkohë opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestën e rradhës para parlamentit.
Përfaqësuesit e opozitës do të rrethojnë që në orën 09:30 sallën e seancave plenare.
Kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi angazhim maksimal nga drejtuesit politikë më të lartë në PD.
Kjo është protesta e 7-të që opozita zhvillon për largimin e Kryeministrit Edi Rama në harkun kohor të 40 ditëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




