Opozita sulmon me sende të forta Spiropalin, djeg karriket para Kuvendit (Video)
https://www.instagram.com/reel/DAi8kHjtDnt/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Opozita ka rinisur avazin e një viti më parë. Ashtu sikundër ishte paralajmëruar, seanca e sotme plenare ka qenë një seancë kaosi dhe tensionesh, ndonëse duhej të ishte një seancë dedikuar qytetarëve.
Në shenjë proteste për dënimin e Ervin Salianjit, opozita ka vënë në zbatim sot planin e mosbindjes civile, duke mos lejuar zhvillimin e seancës. Deputetët u rikthen te metodave vjetra, çka sinjalizon se do të jetë një vjeshtë e nxehtë politike. Në mbledhje grupi sot u vendos që të mos ketë asnjë seancë normale, që do të thotë edhe në ditë në vijim do të kemi të njëjtën situatë.
Ndryshe nga sot që nuk kishte ligje në rend dite, pritet që në seancat e tjera PS të vijojë me metodën e vjetër, duke hedhur në votim ligjet shpejt e shpejt dhe më pas deputetët ikin nëpër shtëpitë e tyre luksoze.
Ndërkohë, pas një jave nis destabilizmi social. Më datë 7 tetor opozita ka paralajmëruar një protestë kombëtare. Por ndryshe nga herët e tjera, kjo protestë pritet të shoqërohet me bllokime rrugës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



