E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ora e Tokës, Bashkimi Europian: Fikini dritat sot në mbrëmje
Publik News

Ora e Tokës, Bashkimi Europian: Fikini dritat sot në mbrëmje

Misioni i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i fikin dritat mbrëmjen e sotme në orën 20:30. Arsyeja?!

Sipas Misionit të BE, “çdo vit në muajin mars, njerëzit në të gjithë globin festojnë Orën e Tokës dhe ndërmarrin një veprim: fikin dritat.

Në Orën eTokës, bashkohuni me miliona persona në të gjithë botën për lëvizjen më të madhe mjedisore të vitit 2020 dhe fikini dritat sot në mbrëmje në orën 20:30.

Kjo ndihmon për të zvogëluar ndotësit që kontribuojnë në ndryshimin e klimës dhe ndihmon gjithashtu në uljen e konsumit të energjisë. Le të bëjmë pjesën tonë për nënën natyrë! #BEpërmjedisin”, përfundon thirrja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.