Orban shpërthen ndaj BE-së: Po zgjasni qëllimisht luftën në Ukrainë
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, ka akuzuar institucionet europiane se po kontribuojnë në zgjatjen e konfliktit në Ukrainë, duke argumentuar se ndihma financiare e vazhdueshme për Kievin po dobëson ekonomikisht vetë Bashkimin Europian.
Gjatë një interviste të fundit, Orbán deklaroi se, sipas tij, Ukraina “nuk ka asnjë perspektivë reale për të fituar” në luftën kundër Rusisë, ndërsa e quajti “të pabazë dhe të pakuptimtë” vijimin e mbështetjes financiare që BE-ja i ofron qeverisë së Kievit.
Budapesti zyrtar ka refuzuar të miratojë paketat e reja të sanksioneve kundër Moskës dhe ndihmën financiare për Ukrainën, ndërsa ka kërkuar gjithashtu përjashtime nga kufizimet e vendosura nga SHBA lidhur me importin e naftës ruse.
“Ne kemi shpenzuar tashmë rreth 185 miliardë euro dhe planifikojmë të shpenzojmë edhe më shumë. Në thelb, po financojmë një shtet i cili, sipas nesh, nuk ka mundësi reale ta fitojë këtë luftë,” u shpreh Orbán.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



