Orest Sota me kompani 100 mijë lekëshe do ndërtojë 56 kate kullë tek ish-UET!
Tre kulla gjigante janë parashikuar të ndërtohen në truallin e ish-UET nga një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.

Nëse projekti fillestar ishte parashikuar me tre kulla, dy prej tyre 11 dhe 12 kate, më e larta prej tyre 18 kate, me 292 apartamente banimi e 30 zyra, këto shifra trefishojini pasi kulla e parashikuar për 18 kate do të shkojë 56 kate.
Orest Sota do i shtojë njërës prej kullave të tij plot 38 kate duke e kthyer në një përbindësh cilindrik në një prej zonave më të lakmuara të kryeqytetit. Sota duket se nuk do të mbetet pas shokëve dhe babëzia e ka shtyrë t’i shtojë volum projektit të parë të miratuar.

Këto kulla janë parashikuar të ndërtohen një sipërfaqe totale prej 100 mijë metrash katrorë. Sipas planit në letra, vlera e tyre është qindra milionë euro.
KULLAT E SOTËS
Kompania “Forever Construction” në pronësi të të atit Lefter Sota, me menaxher Orest Sotën është themeluar në vitin 2018 dhe është blerë me një kapital me vlerë prej 100 lekësh. Pra logjika është e thjeshtë, një kompani që u ble 100 mijë lekë merr leje nga qeveria për të ndërtuar kulla me vlerë miliona euro.
Ndërkohë Edi Rama ka miratuar për këtë kompani dy leje të tjera ndërtimi përpos tre kullave që Sota do ndërtojë tek ish-UET.
Leja tjetër e ndërtimit për kullën e quajtur “Manhattan I”, ka vendndodhje pranë Rrugës “Asim Vokshi” dhe “Don Bosko”, Tiranë”, e lartë 30 kate dhe ka formën e një pëllëmbe dore.

Po ashtu i është dhënë një tjetër leje ndërtimi për një komples kullash dhe hotelesh në Rrugën “Brigada e VIII”, Tiranë.

KUSH ËSHTË OREST SOTA?
Nëse nuk ju kujtohet ky emër, Sota u bë i njohur në media pasi u kap me mbi 800.000 € cash në makinën e tij Range Rover dhe po ashtu me dy patenta skafi të ish-ministrit Saimir Tahiri gjatë një kontrolli policor.
Atij iu sekuestrua shuma e kapur por më pas iu rikthye me argumentimin se paratë ishin të deklaruara pasi rridhnin si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k. Çështja më pas u mbyll nga gjykata e Elbasanit.
Ai është biznesmen dhe pronar i kompanisë së ndërtimit “Eco Construction & Partners”, FORTIS BETON CO. Rikujtojmë se Sota i bleu kompaninë e birrës vëllait dhe babait të Alqi Bllakos, “ALNED 91”, për vlerën e 100 mijë lekëve të vjetra.
Por ku i mundëson Sota të gjitha miliarda lekët për të ndërtuar gradaçela shumëkatëshe në zemër të Tiranës?!
Kush figurë e lartë është financuesi i biznesmenit që mbush gropat me para dhe i shndërron në kulla?
A është vënë Orest Sota nën hetim nga SPAK për verifikimin e burimeve të të ardhurave të tij?!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



