E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Organizator i atentatit ndaj Elis Rroshkodolit u ndihmua nga nipi
Lajme

Organizator i atentatit ndaj Elis Rroshkodolit u ndihmua nga nipi

Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin dhe vrasjen e Elis Rroshkodol në lagjen Ahmet Haxhiu në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024. Ai është shpallur në kërkim, ndërsa nipi i tij Xhulio Malo u vu në pranga nga policia për “sigurim të kushteve për të kryer vrasje” dhe “veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Xhani dhe Rroshkodol njihen herët në shtetin e Belgjikës ku kanë jetuar për vite me radhë dhe dyshohet që kanë patur përplasje të forta për shkak të aktivitetit kriminal.

Dyshohet se Xhani ka organizuar krimin, pasi me ndihmën e nipit dhe dy personave të tjerë ka trafikuar makina nga jashtë vendit, të cilat i mbante në një servis në Bërzhitë. Njëri nga automjtet, pjesë të të cilit janë gjetur brenda servisit, është përdorur për kryerjen e vrasjes.

Në gjurmët e servisit ku u gjetën provat e krimit, policia ra teksa ndiqte lëvizjen e automjetit pas kryerjes së atentatit.

Lidhur me vrasjen e Rroshkodol policia ka shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë. Policia ka dyshime se motivi i vrasjes së Rroshkodol është përplasja për trafiqet e paligjshme, por po ashtu pretendon se Voltan Xhani nuk është i vetmi i interesuar për vrasjen e tij. Dyshohet se janë edhe të tjerë persona që kanë financuar krimin e rëndë.

Elis Rroshkodol u ekzekutua teksa po pinte kafe në një lokal. Ai ishte i skeduar nga autoritetet belge si pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje, ndërsa ishte në kërkim nga Rumania për plagosje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.