Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 29-vjeçar dhe kamarieri
Një 29-vjeçar dhe një 21-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Në pranga ka rënë shtetasi R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe Xh.B., 21 vjeç (kamarier) banues në Gramsh.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor.
“Arrestohen në flagrancë shtetasit R.N., 29 vjeç, ( pronari i lokalit i cili e kishte marrë me qera) dhe Xh.B., 21 vjeç( kamarier) banues në Gramsh, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Fshehja e të ardhurave”. Arrestimi i tyre u bë pasi, në lagjen “18 Gushti”, Gramsh, në subjektin e “Bar-Kafe”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dy aparat celular me faqe sportive të hapura, ku ishin të vendosura biletat me ndeshje, një kompjuter dhe një monitor,” njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



