E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Organizonte lojëra fati në lokal, policia vë në pranga 58-vjeçarin
Lajme

Organizonte lojëra fati në lokal, policia vë në pranga 58-vjeçarin

Një tjetër rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga policia në Krumë, ku është arrestuar në flagrancë një 58-vjeçar.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Komisariatit të Policisë Has, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Kukës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G. R., banues në Krumë.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se kishte organizuar lojëra fati në mënyrë të paligjshme në ambientet e lokalit të tij, duke përdorur pajisje celulare për vendosjen e basteve.

Gjatë ndërhyrjes së policisë janë sekuestruar një telefon celular, skedina dhe një shumë parash, të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari.

Autoritetet bëjnë me dije se aksionet kundër lojërave të fatit të paligjshme do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim goditjen e çdo aktiviteti që funksionon jashtë kuadrit ligjor.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.