Osmani dekreton Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Dekretin për mandatarin e ri të Qeverisë, duke i besuar këtë detyrë Albin Kurtit.
Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se ky vendim është marrë pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt 2025.
“Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.
Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim,” – thuhet në njoftim.
Presidentja Osmani i ka ururar suksese Kurtit, aktualisht kryeministër në detyrë, duke shprehur shpresën që Kosova të formojë sa më shpejt një Qeveri me mandat të plotë kushtetues.
Ky është mandati i tretë qeverisës i Albin Kurtit, i cili do të ketë përpara detyrën e ndërtimit të një kabineti të ri pas zgjedhjeve të parakohshme që ndryshuan ndjeshëm raportet politike në Kuvendin e Kosovës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



