E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pabarazia po thellohet/ 33% e shqiptarëve kanë frikë, mendojnë se …
Publik News

Pabarazia po thellohet/ 33% e shqiptarëve kanë frikë, mendojnë se …

Banorët e Shqipërisë mendojnë se kanë më shumë mundësi që tëbien në varfëri në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, ndërkohë që ndihen edhe më të përjashtuarit në shoqëri për shkak të situatës sëtyre ekonomike.

pasurit-e-te-varferit

Në Barometrin e Balkanit, të anketuarve iu drejtua pyetja:  Në çfarë mase ju bini dakord me deklaratat e mëposhtme: A -Disa njerëz ju shohin si inferior për shkak të situatës tuaj me tëardhurat; B – Unë mendoj se ka një rrezik për mua që të bie nëvarfëri; C – Ndihem i përjashtuar nga shoqëria.

 

33% e të anketuarve shqiptarë kanë pohuar që kanë frikë se mund tëbien në varfëri dhe kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe shumë më e lartë sesa mesatarja rajonale prej 24%. Në Kosovë, kjo peshë është 26%, në Mal të Zi 21%, Maqedoni 27%, Bosnjë20%, Serbi 21%.

Sa më i varfër të jesh në Shqipëri, aq më shumë ndihesh dhe i nënçmuar nga shoqëria. 17% e të anketuarve shqiptarë pohojnë se ndihen të përjashtuar nga shoqëria, sërish më e larta në rajon dhe 15% pohojnë se i shohin si inferior për shkak të situatës së tyre me të ardhurat dhe punën.

Për gjithë rajonin, raporti thekson se rreth 10% e të anketuarve e përshkruajnë veten si të përjashtuar nga ana sociale ndërsa pothuajse e njëjta përqindje mendon se njerëzit i shohin me inferioritet për shkak të të ardhurave të tyre ose situatës së punës. Pothuajse një e katërta (24%) e popullsisë rajonale ka frikë se mos bjerë në varfëri.

Në të tjera pyetje, 31% e shqiptarëve janë përgjigjur që nuk janëshumë të sigurt nëse do të arrijnë të mbajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshëm, sërish përqindja më e lartë në rajon.

85% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe tëvarfërve është rritur në ekonominë e tyre. Kjo është përqindja e dytëmë e lartë në rajon, pas Bosnjës (92%), ndërsa më e ulëta është nëKosovë (70%). Sipas raportit, përgjigjet në rajon janë nëkorrelacion me vetë vlerësimin e të anketuarve për statusin social- ata që e vlerësojnë statusin social si mbi mesataren ka shumë mëpak tëngjarë të perceptojnë që diferenca mes të varfërve dhe të pasurve po rritet (20% mendojnë se diferenca nuk po rritet), në tëkundërt me ata që e rendisin statusin e tyre nën mesataren (94% mendojnë se diferenca është rritur).

33% e shqiptarëve mendojnë se ata kanë një status ekonomik-social, që është nën mesataren, të parët në Ballkan së bashku me serbët.61% e tyre mendojnë se jetojnë në nivelin mesatar, ashtu si shumica e popullsisë, përqindje që është më e ulëta në rajon. Vetëm 5% kanëpohuar se jetojnë mbi mesataren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.