Pak orë para protestës, Kryemadhi takim në zyrën e Bashës
Ditën e nesër do të zhvillohet protesta e shumë përfolur e opozitë, e kur kanë mbetër vetëm pakë orë përpara saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Kryemadhi është parë të futet tek selia e PD-së, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, ndërsa nuk ka ende detaja mbi atë çfarë do të flitet.
Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa gjatë ditës së sotme policia njoftoi edhe rrugët që do të bllokohen. Ajo bëri të ditur gjithashtu edhe se në protestë do të jenë edhe njerëz me precedentë penalë, të cilët mund ta çojnë protestën drejt dhunës. Pas kësaj, PD doli në një njoftim duke siguruar se nuk do të ketë eksponentë të dhunshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



