PAKO ME LËNDË PLASËSE PRANË ZYRËS SË AVOKATISË, FLASIN PRONARËT, NËNË E BIR
Janë marrë në pyetje pronarët e zyrës së avokatisë ku u gjend dje një kuti me lëndë plasëse.
Eleni dhe Orest Zhupa janë pronarët e zyrës së avokatisë. Nënë e bir janë shprehur se nuk kanë konflikt me asnnjë njeri.
‘Nëse do ishte për mua do e kishin vendosur diku tjetër lëndën shpërthyese. Në atë orë e kishim mbyllur zyrën për pushimin e drekës’, ka dëshmuar në polici Orest Zhupa.
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identuifikuar personat të cilët vendosën lëndënm plasesë pranë zyrës së avokatisë.
Kujtojmë që zyra ndodhet pranë gjykatës në lagjen “Hajro Çakërri” dhe për këtë arsye u bë rrethimi i gjithë zonës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



