E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pakt i heshtur PS-PD për të prekur Kushtetutën dhe SPAK-un
Lajme

Pakt i heshtur PS-PD për të prekur Kushtetutën dhe SPAK-un

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka bërë deklarata të forta, duke paralajmëruar një bashkëpunim të mundshëm midis Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, me qëllim të prekin reformën në drejtësi dhe institucionet e pavarura, përfshirë SPAK.

Sipas Kaprit, PD dhe PS nuk janë thjesht konkurrentë politikë, por kanë një interes të përbashkët: njëra për të ruajtur pushtetin dhe tjetra për të ruajtur monopolin e opozitës.

“Një nga sinjalet është që PD dhe PS mund të bëhen bashkë për ta prekur reformën në drejtësi, ose shumë element që kanë të bëjnë me SPAK. Nuk duam të bëjmë opozitën e opozitës.

Në një moment tepër të vështirë, kur ne hodhëm idenë për të patur një kandidat jo politik në Tiranë dhe për herë të parë opozita u bë bashkë, u bë kjo ndërhyrja në Kushtetuese, pasi gjërat nuk janë të rastësishme”, deklaroi Kapri.

Ai vijoi duke theksuar kontradiktat e veprimeve të PD-së: “Si ka mundësi, kur ti ke nisur fushatën elektorale, bëhesh bashkë me Ramën për ndryshimet kushtetuese, për të zvogëluar parlamentin. Pra ne jemi armiqtë, ne partitë e reja. Pse senati do të zgjidhë problemet e shqiptarëve? Si ka mundësi bëhesh bashkë me kundërshtarin tënd politik? Të dy kanë interes: njëri të ruajë pushtetin, tjetri të ruajë monopolin e opozitës, pasi janë të pafuqishëm për të mundur Ramën.”

Kapri gjatë një interviste televizive paralajmëroi se bashkëpunimi i fshehtë midis dy forcave kryesore politike mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në institucionet e drejtësisë dhe në ekuilibrin politik të vendit, duke krijuar tensione dhe dyshime mbi rolin real të opozitës dhe të parlamentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.