“Palloshi i gjatë” jep leksione për korrupsionin e ‘baxh*llës’

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Nga Naim Noka

I madhi i vendit nuk ka të ndalur duke bërë bajat dhe paradoksin.

Sot doli para studentëve për të mbajtur leksione mbi luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që në media dhe në mehgjëlisin publik tashmë janë bërë bozë materiale e SPAK-ut që dokumentojnë me fakte një realitet krejt tjetër në menaxhimin e fondeve publike.

Lideri ndërkombëtar na tregoi dixhitalizimin e shërbimeve dhe centralizimin e prokurimeve si mekanizma që, sipas tij, minimizojnë korrupsionin. Por narrativa e pashait të vendit bie ndesh me përmbajtjen e komunikimeve të publikuara nga SPAK-u. Aty përfshihet vetë zëvendësja e kryeministrit Belinda Balluku dhe vartësit e saj në sektorin e prokurimeve të parave publike.

Nuk ka leksion më të mirë për korrupsionin se:
“Prite pak filanin”, se është “porosia e Kryeministrit”.

Një tjetër episod:
“Ore loqe, pse i ke shpallur këto oferta dhe unë nuk e di?”
“Jepja këtë lotin filanit, se ka ndërhyrë Karlo”!

“Jepja lotin 7 Gecit, po thuaji se do ta bëjë me Bolin, e të mos duket më”.

Leksione domethënëse janë publikuar në media, që sugjerojnë një sistem ndërhyrjeje të strukturuar në shpërndarjen e tenderëve publikë, në një volum që përllogaritet në rreth 1.1 miliardë euro.

Aty tregohet qartë praktika e dokumentuar në komunikime mbi prokurimet.

Më tej, leksioni për korrupsionin vijon:
“Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë, ngelën duke e bërë çorap”.

Leksioni ndaj korrupsionit nuk do të ishte i plotë pa këtë kapitull:
“Ok për pak nxjerr tunelin, po prit t’i çoj fjalë atij kurvës që kërcënon me sms”.

Evis Berberi: “Njoftimin? Apo inspektim”.
Belinda Balluku: “Njoftimin more”.
Evis Berberi: “Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?”.
Belinda Balluku: “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë”.
Berberi: “Por do të të them”.
Evis Berberi: “Ok, po pres, po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime”.
Balluku: “Asnjë ndryshim”.
Evis Berberi: “Ok”.
Balluku: “Thjesht të bëj këngën, por jam në Kukës”.

Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës”.

Të vazhdojmë apo të presim për nesër?

Belinda Balluku: “Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet”.

Berberi: “Çfarë ka dalë? Ok, të mërkurën”.

“Ka ardhur Stop dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit, Loti 1 (Shqiponja). I thamë bëj kërkesë me shkrim të marrësh përgjigje, e bëri. Kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nëse nuk është shpallur pse jo? Bën dhe një kronikë jashtë dhe ikën”.

Belinda Balluku: “Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Evis Berberi: “Ok”.

Belinda: “Prit t’i çoj fjalë atij k*rvës që kërcënon”,
se ndoshta ka marrë ok nga “Palloshi i gjatë”.
Leksioni vijon…..

Publikuar nga Publik Media