E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Palmer, emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor
Bota

Palmer, emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor

Zëvëndës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se në këtë rol, Palmer do të “udhëheqë përpjekjet tona për të fuqizuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon dhe në fokusimin në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore”.

Në këtë kapacitet, Palmer do të udhëtojë në Slloveni, për të marrë pjesë në Forumin Strategjik në Bled, thuhet më tutje në njoftim.

Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve për Ballkanin të vendeve anëtare të Kuint-it në Bruksel, si dhe do të marrë pjesë në takime në Vjenë dhe Podgoricë nga 4 deri më 10 shtator.

Përveç angazhimit si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Palmer do të vazhdojë të jetë zëvendës-ndihmës sekretar amerikan i shtetit, në? zyrën e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, një post që ai mban që nga viti 2018. Më parë, ai ishte Drejtor i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore./REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.