E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka i përgjigjet Ramës : Grushti i fuqishëm i Edvinit!
Politikë

Paloka i përgjigjet Ramës : Grushti i fuqishëm i Edvinit!

Edi Paloka, nënkryetari i PD, ka reaguar me një tallje të fortë ndaj kërcënimeve që kreu i qeverisë i bëri dje sërish qytetarëve për të mos protestuar kundër zgjedhjeve më 30 qershor. Paloka ka publikuar një video, në të cilën shkruan me sarkazëm: “Rama kërcënoi dje shqiptarët të mos luajnë me zjarrin… ndryshe do të përballen me grushtin e fuqishëm të Edvinit”.

Rama tha dje: “Nuk duam të shohim askënd prapa hekurave…Do të jemi të vërtetë dhe do t’u themi sa keq përfundon një njeri që dhunon të drejtën zgjedhjore. Shkon deri aty sa i pengon vetes dhe familjes lirinë për lëvizje në SHBA, po ashtu edhe të hyrjes në BE.”

Por video e mëposhtme e zgjedhur me qëllim nga Paloka, ilustron më mirë përgjigjen e tij ndaj Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.