PALOKA imiton thirrjet e tifozëve kuqezi : ‘Rama VAFANCULO ‘
Nën kryetari i PD, Edi Ploka ka krahasuar ish trajnerin e Kombëtares shqiptare, Christian Panucci me kryeministrin Edi Rama.
Sipas Palokës, Panucci ishte një milioner qe nuk bënte asnjë punë dhe vazhdonte merrte lekët e shqiptarëve e vetëm bërtiste kundër të gjithëve.
‘Arrogant dhe hakmarrës. Nuk pranonte asnjë faj po për çdo dështim të tij akuzonte të tjerët, një herë e kishin fajin lojtarët e herën tjetër gazetarët’, shkruan mes të tjerash Paloka.
Sipas tij, Panuccin e shkarkoi Federata ndërsa Ramën do e shkarkojë populli.
Postimi i plotë:
Ishte bere Panuci si Rama!
Nje milioner qe nuk bente asnje pune, vazhdonte te merrte leket e shqiptareve e vetem bertiste kunder te gjitheve.
Arrogant dhe hakmarres. Nuk pranonte asnje faj po per cdo deshtim te tij akuzonte te tjeret; nje here e kishin fajin lojtaret e heren tjeter gazetaret.
Ata qe i thonin te vertetat ne sy, i hidhte ne gjyq per shpifje.
Cdo ndeshje e tij ishte nje deshtim dhe nje “skandal” me vete, po ai nuk pranonte te jepte doreheqje ; “ kam kontrate te firmosur e do qendroj deri ne fund te mandatit “-thonte dhe ai.
Me ne fund Panucin e shkarkuan dhe mbreme kombetarja , qe kishte 10 ndeshje pa bere asnje gol, fitoi 3-0 …
Panuci iku dhe Shqiperia fitoi. Ate e shkarkoi Federata, ja prishi kontraten.
Ramen do e shkarkoje populli…
Rama VAFANCULO
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



