E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paloka zbulon prapaskenat për fatin e vulës: Berishës i dhanë informacion të gabuar, gati të dilnim me parti të re
Lajme

Paloka zbulon prapaskenat për fatin e vulës: Berishës i dhanë informacion të gabuar, gati të dilnim me parti të re

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar situatën e opozitës në vend, teksa thekson se ca merita për bashkimin e PD, i meriton.

Paloka u shpreh se PD ka qenë një objektiv për tu shkatërruar totalisht si parti dhe pretendon se Rama është ai që ka sajuar të gjitha këto, ndërkohë që shprehet se për pak PD do të ishte shpërbërë, por fatmirësisht nuk ndodhi.

Paloka tha në “Kjo Javë” se Berishës iu dha informacion i gabuar dhe ai i shpjegoi situatën që të mos të hiqnin dorë nga PD, sepse deputetët mblodhën firma dhe ishin gati të formonin një grup të ri.

Teksa kërkon meritat sipas të cilit i takojnë, Paloka shpreh pakënaqësi dhe thotë se herë pas here ai duhet të kujtojë përpjekjet që ka bërë për PD, sepse të tjerët i harrojnë.

Edi Paloka: Rama 12 vite që është në kushtet e arrogantit, unë e kam parë edhe duke ikur me vrap këtë njeriu 2 metra. Ai duket edhe me gazetarët si sillet me ata që lëpihet në studio dhe ata që janë profesionistë. Thotë dikush ca betejash paskeni bërë ju, ju keni marrë vulën por ju i keni pasur ato?

Por unë them që qëllimi ka qenë që PD të shkrihej dhe kjo ka qenë shumë afër, por ne kemi bërë shumë përpjekje.

Ka pasur një periudhë që ja mbushën mendjen edhe Berishës, por i kishin dhënë një informacion të gabuar dhe isha unë ai që e kundërshtova e ja shpjegova dhe ai më dëgjoi.

Prandaj them që i dua ca merita, sepse i meritoj dhe duhet ti kujtoj sepse i harrojnë.

Deputetët deshën të heqin dorë nga PD dhe donin që të krijonim një grup tjetër, por unë dhe Berisha këmbëngulëm dhe jemi sot këtu ku jemi.

Rama për pak e arriti qëllimin e tij për të shuar fare PD.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Edi Paloka, teksa foli për protestën e opozitës, deklaroi se Shqipëria është një vend i lehtë për t’u destabilizuar, por se opozita kurrë nuk e ka dashur diçka të tillë.

Edi Paloka: Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me protestë, por kemi të bëjmë me manifestim, ku u dhanë disa mesazhe. Mendoj se mesazhet janë dhënë. Pjesëmarrja në protestë ishte e kënaqshme, duke parë edhe rrethanat, pasi jemi në mesin e verës. Në këtë protestë ka pasur një prani tepër të madhe të të rinjve. Sa të jetë Rama në pushtet, zgjedhje në Shqipëri nuk do të ketë. Një popull që dhunohet dhe madje edhe vritet, e në fund edhe poshtërohet nga kryeministri që nuk ka empati për qytetarët e në fund nuk lejohet të votojë, ose do nënshtrohet ose do reagojë. Rama është një burracak, që kurrë nuk ka hyrë në një garë pa e dëmtuar më parë kundërshtarin. Ky e do kundërshtarin mundësisht pa ndjenja e më pas të dalë triumfator me të. Rama vullnetarisht nuk të jep asgjë, nëse nuk ushtron presion, që të lejojë shqiptarët të votojnë.

Ky vend është shumë i lehtë për t’u destabilizuar. Por, nuk ka ndodhur, sepse nuk ka qenë vullneti i opozitës për ta bërë këtë gjë. Por nëse Rama mendon gabimisht se ne nuk e bëjmë…nëse vijon në rrugën e vet me arrogancë, i duhet dhënë përgjigje direkt. Çdo akt ka një mesazh. Çfarë ndodh në Tiranë, nëse këta 20 mijë protestues shpërndahen nëpër qytet dhe hedhin molotovë. Ne nuk e duam destabilizimin, por nëse ky nuk të lë të votosh, të vendos nën diktaturë, do reagosh në të gjitha format. Jetojmë në një vend që përditë qytetarët vidhen e poshtërohen. Sali Berisha është lider i padiskutueshëm i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.