Pamje të pabesueshme, makinat të bllokuara në trafik prej 24 orësh
Më 6 tetor, miliona kinezë u përballën me bllokime të mëdha në rrugë, ndërsa ktheheshin në shtëpi pas festimeve tetëditore të Ditës Kombëtare dhe Festës së Hënës.
Stacioni më i madh i pagesës në provincën Anhui u mbush plot me automjete, ku pamjet që u përhapën në mediat sociale tregojnë një rrjetë të gjatë makinash që prisnin për të kaluar. Vetëm në ditën e fundit të festave, mbi 120,000 makina kaluan në këtë pikë.
Pamjet e marra me dron tregojnë dhjetëra automjete që përpiqeshin të futeshin në sportelet e pagesës përmes katër korsive, duke krijuar kështu një bllokim të rëndë trafiku.
Festivali i Mesvjeshtës, një nga ngjarjet më të rëndësishme familjare në Kinë, përkoi këtë vit me Ditën Kombëtare, duke zgjatur pushimet nga 1 deri më 8 tetor. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, gjatë kësaj periudhe u kryen rreth 888 milionë udhëtime, një rritje e dukshme krahasuar me 765 milionë vitin e kaluar.
Bllokimi në stacionin e pagesës Wuzhuang rikujtoi shoferëve trafikun masiv që ndodh shpesh gjatë Vitit të Ri Kinez.
Kjo nuk është hera e parë që Kinë përjeton bllokime të mëdha trafiku. Në vitin 2010, një bllokim prej 12 ditësh në autostradën Pekin-Tibet, shkaktuar nga prishja e disa kamionëve, paralizoi rrugën për më shumë se 100 kilometra, duke lënë mijëra shoferë dhe pasagjerë të bllokuar për dy javë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



