E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mori miliona dollarë rryfshet, dënohet me vdekje ish-ministri kinez
Bota

Mori miliona dollarë rryfshet, dënohet me vdekje ish-ministri kinez

Tang Renjian, ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale i Kinës, u dënua me një dënim me vdekje me kusht, për ryshfet nga një gjykatë në provincën Jilin.

Sipas raportimeve, Tang kishte marrë ryshfete në para dhe pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë) gjatë periudhës 2007-2024, në pozicione të ndryshme drejtuese që mbajti gjatë karrierës.

Gjykata e Changchun vendosi pezullimin e dënimit me vdekje për dy vite, duke marrë parasysh faktin që Tang pranoi fajin dhe rrëfeu veprimet e tij korruptive.

Tang u përjashtua nga Partia Komuniste e Kinës në nëntor 2024, gjashtë muaj pasi komisioni antikorrupsion nisi hetimet ndaj tij dhe ai u shkarkua nga detyra.

Ky rast është pjesë e një valë hetimesh antikorrupsion që kanë goditur figura të larta të qeverisë kineze, përfshirë Ministrin e Mbrojtjes Li Shangfu dhe paraardhësin e tij Wei Fenghe.

Tang Renjian ishte guvernator i provincës Gansu nga viti 2017 deri në 2020, përpara se të merrte postin e ministrit të Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale.

Në janar të këtij viti, presidenti Xi Jinping deklaroi se korrupsioni mbetet kërcënimi më i madh për Partinë Komuniste të Kinës dhe theksoi nevojën për intensifikimin e luftës kundër tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.