E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pamjet virale! Trump ofendon keq gazetaren: Urtë, urtë derrkuce
Bota

Pamjet virale! Trump ofendon keq gazetaren: Urtë, urtë derrkuce

Një incident i pazakontë është regjistruar në bordin e “Air Force One”, ku presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ofenduar një gazetare të Bloomberg gjatë një interviste me median, lidhur me rastin Jeffrey Epstein.

Gazetarja u përpoq të adresonte pyetjen e saj paralelisht me disa kolegë të tjerë, çka solli irritimin e menjëhershëm të ish-presidentit.

Trump iu drejtua asaj me fjalët: “Urtë urtë derrkuce”, një koment i interpretuar gjerësisht si sulm personal dhe “bodyshaming”.

Videoja e momentit është bërë virale në rrjetet sociale, duke shkaktuar një valë kritikash ndaj ish-presidentit amerikan. Në platforma të ndryshme reagimet ndaj tij kanë qenë kryesisht negative, me shumë përdorues që dënojnë gjuhën e përdorur ndaj një gazetareje gjatë ushtrimit të detyrës.

Ngjarja ka hapur debat mbi marrëdhëniet e Trump me median, si dhe sjelljen e tij të përsëritur me tone përçmuese ndaj gazetarëve, veçanërisht grave reportere gjatë viteve të tij në politikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.