E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paradoksi/ Dashamir Shehi: Do e qeverisim Shqipërinë edhe më mirë nga sa kemi bërë vetë ne
Lajme

Paradoksi/ Dashamir Shehi: Do e qeverisim Shqipërinë edhe më mirë nga sa kemi bërë vetë ne

 Gjatë një takimi me demokratë të njësisë 5 në kryeqytet kreu i LZHK-së, i njëmbëdhjeti në listën e kandidatëve për deputetë të Tiranës tha se kundërshtarit politik i ka rënë morali dhe se duhet larguar njëherë e më parë.

“Sapo Paradoksi/ Dashamir Shehi: Do e qeverisim Shqipërinë edhe më mirë nga sa kemi bërë vetë neshkroi një miku im në Facebook, që zgjedhjet janë serioze. Përtej shakave, kemi një kundërshtar që i ka rënë morali politik. Në qoftë se ka burra në pushtet, nëse do ishin sjellë seriozisht, të jeni të sigurt që ne sot këtu mblidheshim kot por jemi këtu se këta zotërinj na kanë dhënë një shans të madh duke gabuar përditë, jo se kemi qenë ne të pagabueshëm apo kemi qenë kristalin por se këta e kanë tepruar dhe duhet të ikin një ditë e më parë.

Ne e kemi për detyrë, ne që i kemi hyrë kësaj rruge duam ta qeverisim Shqipërinë jo më mirë se këto që po e lënë sot, por edhe më mirë se e kemi qeverisur vetë. Ne do hymë në garë me veten dhe do ta fitojmë. Ju falënderoj që më kujtuat republikën e re. Përtej asaj që është një raporti i ri i institucionit me qytetarin, përtej raportit të ligjit me qytetarin, Republika e Re është një raport i ri i politikës me qytetarin, i njeriut të veshur me pushtet ndaj qytetarit”, tha Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.