E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Agron Shehajt: SPAK do trokasë në Kryeministri!
Lajme

Paralajmërimi i Agron Shehajt: SPAK do trokasë në Kryeministri!

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i rrezikuar nga hetimet që po zhvillon SPAK për dosjet e mëdha, duke theksuar se në disa prej tyre, sipas tij, Rama del si figurë kyçe në vendimmarrjen për tenderat.

Në vlerësimin e Shehajt, mosshkuarja e hetimeve deri te kryeministri do të cënonte rëndë besueshmërinë e Prokurorisë së Posaçme dhe gjithë sistemit të drejtësisë.

“Rama, absolutisht është i rrezikuar. Ajo që përmendi Klodi në përgjimet ku janë hetuar, sidomos Belinda Balluku, del shprehimisht emri i Ramës. Në rastin e tunelit të Llogarasë, vetë ajo thotë prit të marr leje nga ai dhe përdor një fjalë të ndyrë, ndaj atij i cili guxon të më kërcënojë.

Aty nuk përmendet me emër, por përmendet kur flet me Evis Berberin ku i thotë më tha takova një biznesmen që më tha se e ka mbyllur me Ramën.

Nga ana tjetër, gjithçka që po ndodh në rrethin e ngushtë të Ramës, nuk mund të injorojmë arrestimet në AKSH dhe dosjen e AKSHI, ku drejtoresha e AKSHI, praktikisht ka qenë një njeri shumë i besuar i Edi Ramës, që askush nuk i përmendte emrin. Kur i përmenda emrin deputetët e mazhorancës ngrinë. Ajo ka qenë 13 vite në krye të AKSHI. Të gjithë tenderat, edhe para rrëmbimit kishin të bënin me tendera korruptiv.

Kur shohim që njerëzit e rrethit të ngushtë të Ramës merren të pandehur, është e paimagjinueshme që drejtësia të mos shkojë te Rama. Nuk ka të bëjë me një zhgënjim, por me besueshmërinë e sistemit të drejtësisë. Të mos shkosh te Rama, do të thotë të hedhësh poshtë besueshmërinë që ke fituar”, tha Shehaj i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.