Paralajmërimi i Berishës: Nëse vdes drejtësia, vendi shkon drejt destabilizimit
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi në emisionin “Studio e Hapur” se nëse kapet sistemi i drejtësisë nga Kryeministri, atëherë vendi do të shkojë drejt dhunës dhe destabilizimit.
Berisha tha , se pikërisht për të shmangur konfliktin civil e mbështeti edhe Lulzim Bashën të hynte në zgjedhjet parlamentare 25 qershorit.
Berisha: “Unë e mbështeta Bashën që të hyjë në zgjedhje se të mos hysh në zgjedhje do të thotë të çosh vendin në një konflikt civil që unë nuk jam dakord. Nëse vdes drejtësia dhe merret në dorë nga një njeri që bën gjykatësin, prokurorin dhe kryeministren këtu nuk ka zgjidhje tjetër përveç destabizlimit të vendit. Nëse vdes drejtësia nuk mbetet gjë tjetër veç dhunës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



