E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i frikshëm për Britaninë: Monedha do bjerë, kurse çmimet…
Bota

Paralajmërimi i frikshëm për Britaninë: Monedha do bjerë, kurse çmimet…

Një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, do të rezultojë me një tronditje të menjëhershme për ekonominë e Britanisë së Madhe, ka paralajmëruar guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney.

 

 

Produkte të tillë si benzina dhe ushqimi do të bëhen më të shtrenjta, tha ai.

Ai parashikoi që vlera e monedhës britanike do të binte si pasojë e asaj që ai e përshkroi si një “shok të vërtetë ekonomik”.

Banka e Anglisë ka thënë se ekonomia pritet të rritet me 1.3 përqind këtë vit, shifër kjo më e ulët, se parashikimi i saj i mëhershëm prej 1.5 përqind, nëse Britania e Madhe largohet nga BE-ja me një marrëveshje.

Banka nuk tha se çfarë pritej të ndodhte në rastin e një Brexiti pa marrëveshje.

Britania ka arritur marrëveshje me BE-në mbi kushtet e divorcit nëntorin e kaluar, pas dy vjetësh negociata.

Por, ajo është refuzuar tri herë nga Parlamenti britanik, kryesisht për shkak të politikave në kufirin me Irlandën Veriore, çfarë ka çuar edhe në dorëheqjen e Theresa May nga posti i kryeministres.

Kryeministri i ri britanik, Boris Johnson, është shprehur se vendi i tij, do të dalë më 31 tetor nga Bashkimi Evropian, me ose pa marrëveshje.

Bashkimi Evropian, në anën tjetër, ka thënë se nuk është i gatshëm të rinegociojë marrëveshjen për Brexitin. REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.