E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi: Kushtetuesja mund të pezullojë dekretin për Tiranën
Lajme

Paralajmërimi: Kushtetuesja mund të pezullojë dekretin për Tiranën

Gazetari Lavdrim Lita, në një intervistë në News24, tha se Gjykata Kushtetuese, nëse merr të vlefshëm ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij, mund të pezullojë dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet vetëm në Bashkinë e Tiranës. Ai shtoi se pritet që Veliaj të ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë.

Lita tha: “Do të jetë Gjykata Kushtetuese që duhet të marrë një vendimmarrje shumë shpejt për pezullimin ose jo të dekretit të Presidentit të Republikës, në mënyrë që të qartësohet çështja e Bashkisë Tiranë. Paramendohej se do të ishte problematike nga shumë juristë, që do të kishte kleçka ligjore.

Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë vetëm pezullimin e dekretit të presidentit në Tiranë. Dhe më pas Veliaj do bëjë që vendimin e Këshillit të Ministrave do e çojë në gjykatat administrative për ta hedhur poshtë. Siç duhet do ketë hapa të tjerë që do bëjë Veliaj. Por teknikisht Tirana ka nevojë për një kryetar bashkie.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.