E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmëron Trump: Do fillojnë sulmet tokësore në Venezuelë!
Bota

Paralajmëron Trump: Do fillojnë sulmet tokësore në Venezuelë!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar nisjen e sulmeve tokësore kundër rrjeteve të trafikimit të drogës në Venezuelë dhe në rajone të tjera, gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

“Sipas tij, sulmet tokësore do të fillojnë së shpejti. Ne kemi eliminuar 96% të drogës që hynte nga deti. Tani po kalojmë në tokë, dhe toka është shumë më e lehtë. Kjo do të fillojë të ndodhë”, deklaroi Trump.

I pyetur nëse ekziston diçka që vendet e prekura mund të bëjnë për të shmangur këto ndërhyrje tokësore, presidenti amerikan u shpreh se nuk do të jepte detaje.

“Nuk dua ta them këtë”, tha ai, duke shtuar se këto operacione nuk do të kufizohen vetëm në Venezuelë. “Nuk po flasim vetëm për sulme tokësore ndaj Venezuelës, por për sulme kundër njerëzve të tmerrshëm që importojnë drogë dhe vrasin popullin tonë”, theksoi Trump.

Presidenti amerikan ka përsëritur disa herë gjatë javëve të fundit se po shqyrton ndërmarrjen e veprimeve të drejtpërdrejta ushtarake kundër rrjeteve të trafikimit të drogës, duke paralajmëruar masa të menjëhershme në rrugët tokësore dhe pikat kufitare të përdorura për kontrabandë.

Gjatë të njëjtës dalje publike, Trump u pyet edhe nëse Shtetet e Bashkuara planifikojnë të sekuestrojnë më shumë asete nafte të Venezuelës, por ai shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë.

“Nuk do të ishte shumë e zgjuar nga ana ime t’jua thoja këtë”, u përgjigj presidenti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.