E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PARASHIKIMI I MOTIT/ Ulen sërish temperaturat, kthehen shirat dhe dëbora në zonat malore
Lajme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Ulen sërish temperaturat, kthehen shirat dhe dëbora në zonat malore

Moti i muajit mars vijon të na surprizojë. Pas erës së fortë të një ditë më parë, dhe shirave gjatë orëve të natës, dita e diel do të jetë me diell. Por në orën e pasdites do të vihet re një ulje e temperaturave, duke u rikthyer ditët me shi.

Për ditën e sotme, moti paraqitet me kthjellime gjatë paradites, ndërsa gjatë pasdites parashikohen vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobët në territor, dhe shira mesatarë në Veri dhe Qendër.

Sërish në mbrëmje dhe orët e natës pritet një fuqizim i lehtë i shirave në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen mesatarisht 4°C në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet termike të zbresin në vlerat nga 2-20°C.

Era do fryjë mesatare, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 3-4 ballë.

Sinoptikanët parashikojnë që në zonat malore të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore. Dëbora pritet të rikthehet të premten dhe të shtunën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.