E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Parlamenti votoi Komisionin për shkarkimin e Metës, Presidenca del me deklaratën urgjente
Publik News

Parlamenti votoi Komisionin për shkarkimin e Metës, Presidenca del me deklaratën urgjente

Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në seancën e sotme parlamentare, deputetët kanë miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor.

Presidenca ka reaguar pas vendimit të Kuvendit, që miratoi Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi Tedi Blushi tha se institucioni i Kreut të Shtetit nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit.

Deklarata e plotë:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej Tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit.

Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si  dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik.

Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton  vëmendje dhe është nul.

Askush nuk mund të fshihet dot, as pas “etikës” dhe as pas “retorikës”, sepse kjo është një çështje SOVRANITETI.

Presidenti Meta e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur dhe është shumë i qartë në planin e Tij për atë që do të ndodhë në vijim.

Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.