E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia Demokratike drejt ndarjes
Lajme

Partia Demokratike drejt ndarjes

Partia Demokratike, dje shpalosi listën e kandidatëve të saj për deputetë, një listë e përzier ku thelbësisht mungon elita përfaqësuese, mungojnë intelektualët, mungojnë vlerat qytetare.

Ajo duket të jetë një listë që përfaqëson Lulzim Bashën, familjen e tij dhe vetë ish kryeministrin Sali Berisha, për momentet e mbylljes së karrierës së tij politike, kjo për shkak të moshës.

Megjithëse 73 vjeç doktori do të jetë deputet deri në moshën 77 vjeçare dhe mesa duket dhe vete Berisha nuk do të pranojë kurrë që të dalë në pension.

Por historia për demokratët duket se përsëritet. Ajo që Partinë Demokratike e shmang pas garës të manipuluar Basha-Olldashi, pritet të rikthehet tek demokratët, pra ndarja.

Një paralajmërim për PD dhe demokratët e ka dhënë Majlinda Bregu sot në mesazhin e saj, e cila shkruan, “Tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!”

Nuk është fundi i botës se do të ndahet Partia Demokratike, pasi ndarjet e saj kanë filluar që prej themelimit, por për 24 vjet, PD pati ndarje dhe bashkime dhe në krye një lider të fortë. Tani pritet të ketë ndarje kur ka një kryetar, i cili nuk është lider dhe nuk u bë dot kurrë i tillë.

Një ndarje e pritshme që pritet të ketë shumë pasoja për të djathtën, por që mund të sjellë një Parti Demokratike të vërtetë, ku përfaqësohen vlerat, jo kunati, as çuni dhe as goca. Është ende shpejt për të vlerësuar se çfarë mund të ndodhë, por duket se rruga e ndarjes. tani është e pashmangshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.