E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PARTIA DEMOKRATIKE RIKTHEHET NË KQZ: KEMI TË DREJTË TË MARRIM PJESË NË MBLEDHJE
Lajme

PARTIA DEMOKRATIKE RIKTHEHET NË KQZ: KEMI TË DREJTË TË MARRIM PJESË NË MBLEDHJE

Partia Demokratike rikthehet në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve  me përfaqësuesit e saj tre muaj pasi mori përsipër vendimin për të djegur mandatet.

Në mbledhjen e KQZ ka marrë pjesë Njazi Kosovrasti.

Ai u shpreh se të drejtën për të marrë pjesë në  mbledhjen e KQZ ia jep kodi zgjedhor.

Prania e z.Kosovrasti në mbledhje është shoqëruar me debate, me kreun e KQZ, Denar Biba.

‘Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu. Ju nuk jeni subjekt zgjedhor.” iu drejtua Biba Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje kreut të KQZ.

Sipas jush ku duhet të jem? Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ’ tha Kosovrasti.

Ditën e djeshme, PD dorëzoi në KQZ komisionerët që do të përbëjnë KZAZ.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.