Partia që do votoj në zgjedhjet e ardhshme!
Ne zgjedhjet e ardhshme une do te votoj partine politike qe ben premtimin e meposhtem:
Zotohemi se brenda 100 diteve te para te qeverisjes tone do te shpronesojme me cmim reference banesat, bizneset, trojet, tokat dhe cdo pasuri te paluajtshme te subjekteve sa me poshte:
1-Kryeministrit te Shqiperise dhe familjareve te tij,
2-Anetareve aktuale te kabinetit qeveritar dhe familjareve te tyre
3-Deputeteve aktuale te maxhorances kuvendore dhe familjareve te tyre
4-Anetareve te keshillave bashkiake te subjektit politik Partia Socialiste dhe aleateve te saj, perfshire familjaret e tyre. Pervec ketyre, trajtohen me te njejtin regjim edhe keshilltare te partive opozitare, ne rastet kur keta te fundit kane votuar projekte qe prishin, transferojne apo tjetersojne prona legjitime te qytetareve.
5-Drejtoreve te Agjencive Publike si ASHK, ARRSH, Instituti i Monumenteve te Kultures etj, perfshire familjaret e tyre.
6-Drejtoreve urbanistike ne bashkite e qeverisura nga maxhoranca, perfshire familjaret e tyre
7-Te gjithe punonjesve vendimarres ne Fondin Shqiptaro-Amerikan, Fondin Shqiptar te Zhvillimit etj dhe cdo institucioni te perfshire ne projekte qe prekin pronat e qytetareve.
Keta njerez duhet te mesojne se prona nuk preket. Ky sistem eshte i ngritur mbi sigurine e prones. Po i hoqe sigurine e prones, ky sistem con ose ne lufte civile ose ne kolaps shoqeror.
Kjo eshte e vetmja menyre qe mund te ndalet kjo histori. Keta qe votojne qe tu merren pronat njerezve, ta provojne edhe vete njehere gjellen qe gatuajne. Kaq e thjeshte eshte.
Ketu eshte bere marrja e prones mode, gjeja me e thjesht ne bote. Te vijne nje dite tek shtepia dhe te nxjerrin zgupthi, pa problem fare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



