E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Iku nga PS, ‘neomalësorja’ bëhet pishman: I kërkoj falje Thethit!
Lajme

Iku nga PS, ‘neomalësorja’ bëhet pishman: I kërkoj falje Thethit!

Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e ndodhura disa javë më parë në Theth, ku ndërhyrjet e IKMT çuan në prishjen e dhjetëra ndërtimeve pa leje.

Aksioni, i cili u fokusua kryesisht në struktura akomoduese si bujtina dhe shtëpi pritëse, shkaktoi reagime të forta në opinionin publik dhe në komunitetin lokal.

Në mesazhin e saj emocional, Koçeku kërkon falje publike ndaj banorëve të Thethit, duke e cilësuar atë periudhë si një nga momentet më të vështira në jetën e saj personale dhe politike.

Ajo shprehet se përjetoi një tronditje të fortë emocionale, duke theksuar se ato ditë kanë qenë ndër më të dhimbshmet për të.

Deputetja premton se në vijim do të jetë një zë më i fortë për përfaqësimin e drejtë të zonës dhe mbrojtjen e interesave të komunitetit.

Reagimi:

 

 

I kërkoj falje prej zemre Thethit.

Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.

Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.

S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.