E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit
Lajme

Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

Polombarët kanë gjetur në lumin e Bunës dhe trupin e nënës së mbytur me tre fëmijët, të 39-vjeçares Alma Bushati Arrazi. Ujërat e kishin çuar deri në fshatin Pentar, në njësinë administrative të Dajçit në Shkodër.

Me gjetjen e trupit të Alma Arrazit, mbyllet kështu një etapë e tragjedisë së familjes Arrazi. Tashmë nëna Alma Arrazi do të mund të ketë një varr dhe të prehet pranë tri fëmijëve të saj, pas vetëvrasjes që dyshohet se kreu duke u hedhur sëbashku me ta në lumë.

Alma Bushati Arrazi dhe fëmijët e saj, Arditi 3 vjeç, Gresa 8 vjeçe dhe Ergesa 9 vjeçe do të jenë pranë e pranë. Familja e bashkëshortit të arrestuar tashmë, Erdgys Arrazi, ka vendosur t’i varrosë pranë njeri-tjetrit.

Ndërkohë, etapa tjetër vazhdon: Kryefamiljari Erdgys Arrazi, 31 vjeç, i burgosur, akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes prej dhunës në familje. Dëshmitë janë kontradiktore  dhe duket se procesi do të zgjasë deri në zbardhjen e së vërtetës se çfarë dhe kush e shtyu nënën e re me tre fëmijë në aktin e tmerrshëm që t’ua merrte jetën edhe tri të vegjëlve, më të dashurve të saj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.