E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas akuzave të Bashës ndaj Ballës, kapet ‘Tojota’ në Durrës! Ja sa milionë euro u gjetën
Politikë

Pas akuzave të Bashës ndaj Ballës, kapet ‘Tojota’ në Durrës! Ja sa milionë euro u gjetën

Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip  ‘Tojota Jaris’ pa targa, brenda të cilit ishin fshehur  1.5 milionë euro,  prerje 100-she.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi  3 ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.

Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.

Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Burime bëjnë me dije se mjeti së bashku me 1.5 milionë euro është gjetur sot gjatë një kontrolli në portin e Durrësit. Po sipas këtyre burimeve thuhet se mjeti ka ardhur nga Belgjika drejt Portit të Durrësit. Nuk ka ende asnjë të dhënë se kujt do t’i dorëzohej ky mjet, i cili kishte të fshehura brenda 1.5 milionë euro.  Ndërkohë Fax Neës ka zbardhur dhe targën e Bizarkës që kreu transportin e mjetit të bllokuar me sasinë e parave e cila është  AA120 SP AFR 559. /Faxnews.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.