E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PAS ALARMIT PËR SIGURINË USHQIMORE, AKU ZBRET NË TERREN: PERIMET JANË BRENDA PARAMENTRAVE (VIDEO)
Lajme

PAS ALARMIT PËR SIGURINË USHQIMORE, AKU ZBRET NË TERREN: PERIMET JANË BRENDA PARAMENTRAVE (VIDEO)

Pas alarmit të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbritur në terren dhe ka kryer kontrolle në zonën e Myzeqesë.

Sipas AKU, shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit, ndërkohë që pretendon se perimet e prodhuara nga fermerët kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashëkohore.

Njoftimi i AKU:

Me datë 27 dhe me 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore ndërmori aksionet në terren duke bashkërenduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve dhe Frutave, është koordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Z. Sefer Sefa.

Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.

Gjate këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marrë mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mos përmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstatuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit.

Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së edhe në këto dite pushimi dhe festash vijon të jetë në shërbim për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatoret e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve.

AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brenda parametrave të sigurisë dhe standardeve ushqimore bashëkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera evropiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vendet e BE-së.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë menjëherë çdo subjekt që abuzon dhe cenon sigurinë ushqimore. Bashkohuni me AKU-në në betejën për të garantuar sigurinë ushqimore! Denonconi në [email protected], numrin e gjelbër pa pagese 08007575 ose në rrjetet sociale.

AKU iu është mirënjohës për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj pasi siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!

Screenshot_2.jpg

Sgffj.jpg

https://streamable.com/avpn2

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.