Pas arrestimit të Agasit dhe Shpatarakut, policia zbarkon te Liqeni i Thatë
Pas arrestimit të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku në zonën e Plepave në Durrës, operacioni i koduar “The Wanted” është shtrirë edhe në Tiranë.
Menjëherë pas prangosjes së dy të kërkuarve, forcat e policisë kanë zbarkuar në zonën e “Liqenit të Thatë”, ku kanë ushtruar kontroll në banesën e Uljan Shpatarakut.
Kontrolli është kryer në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit, ndërsa efektivët po këqyrin ambientet e banesës për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera me interes për hetimin.
Veprimet procedurale pritet të ndihmojnë hetuesit për të zbardhur rolin e Shpatarakut dhe lidhjet e tij me Ergys Agasin, në kuadër të dosjes së SPAK për AKSHI-n.
Agasi dhe Shpataraku u arrestuan në Durrës, ndërsa operacioni vijon tashmë me kontrolle në kryeqytet.
Policia pritet të japë në vijim më shumë detaje zyrtare mbi rezultatet e operacionit “The Wanted” dhe materialet e sekuestruara gjatë kontrolleve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



