E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas avionit të “Blue Panorama” një tjetër linjë me pasagjerë shqiptarë pëson defekt
Lajme

Pas avionit të “Blue Panorama” një tjetër linjë me pasagjerë shqiptarë pëson defekt

Një avion i kompanisë “Alba Ëings” ka pësuar defekt pasditen e sotme. Për këtë shkak është anuluar fluturimi nga Tirana në Bari i orës 16:55.

Pasagjerët kanë mbetur të padëmshpërblyer pasi kishin blerë biletë për këtë linjë mirëpo do t’ju duhet të presin deri në orën 21:00 për t’u nisur nga aeroporti “Nënë Tereza”.

Mëngjesin e sotëm edhe një avion i “Blue Panorama” ka pësuar defekt në ajër duke rrezikuar 200 pasagjerët shqiptarë ishin në bord.

Kështu ka pasur vonesa edhe me fluturimet e kompanisë “Blue Panorama” në linjat drejt Romës, Pizas dhe Xhenovas.

Këto vonesa janë të shpeshta në fluturimet nga Aeroporti i Rinasit dhe sado që përsëriten, në mënyrë të habitshme askush nuk merr masat për këtë problem.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.